Ahmetaj: Raporti i FMN shumë serioz për një qenie jo serioze sa opozita

schedule16:56 - 21 Mars, 2018

schedule 16:56 - 21 Mars, 2018

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha, mbi raportin e FMN.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri e ka akuzuar kryetarin e opzoitës, se e lexon raportin e FMN-së, si një analfabet, që nuk ndjek dot fillin e abetares.

Raporti i FMN tregon qartë arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë shqiptare, pa asnjë lidhje me fjalën krizë, sipas Ahmetajt.

Rritja e ekonomisë është e qëndrueshme, shkruan Ahmetaj dhe ska asnjë lidhje me broçkullat e mëdha, që opozita prodhon për një konsum public, gjithnjë e më në rënie, shkruan ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!