Ahmetaj: Qeveria qëndrore ul barrën fiskale

schedule12:51 - 17 Prill, 2018

schedule 12:51 - 17 Prill, 2018

Qeveria ka kritikuar bashkitë për barrën fiskale me të cilën ngarkon biznesin. Arsye kjo, që sipas ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sipërmarrjet nuk ndjejnë uljen e taskave dhe tarifave që ndërmerr qeveria.

“Shpesh vihet re që qeveria ul ngarkesën fiskale, tarifa, taksa sidomos tek biznesi i vogël, ndërsa qeveritë vendore e ngarkojnë sipërmarrjen me tarifa dhe taksa vendore. Shpesh ndodh të kompensojnë atë ulje që ndërmerr qeveria vendore.”

Një vit pas zbatimit të ligjit për financat e vetëqeverisjes vendore, temë e te cilës ishte edhe konferenca kombëtare që mblodhi bashkë përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendor, Ahmetaj përllogariti se vetëm nga burimet e tyre, bashkitë kanë rritur të ardhurat me 87 milionë dollarë krahasuar me katër vite më parë ndërkohë që granti qeveritar u legjitimiua në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Megjithkëtë, Ministria e Financave vëren rritje të detyrimeve ndaj të tretëve, gjë që sipas ministrit Ahmetaj, reflektohet në borxhin publik.

Në këtë pikë, ministri i Fianncave dhe Ekonomisë ka një paralajmërim.

“Merreni seriozisht shlyerjen që ministria të mos detyrohet të prekë transfertat”

Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka kërkuar disiplinë rigoroze financiare nga pushteti qendror përfaqësuesve iu tha se ulja e borxhit publik është një angazhim i panegociueshëm./abcnews.al