Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e së enjtes se për biznesin e vogël po planifikohet që të hiqet tatimi i fitimit deri në vitin 2029.
Lajmin e ka konfirmuar ditën e sotme ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat. Ahmetaj theksoi se bëhet fjalë për jetësimin e një plani kombëtar 2030.
Po ashtu Ahmetaj konfirmoi se zerimi i tatimit mund te shoqërohet me heqje te vlerës se tatimit te shtuar.
Ministri për Rindërtimin u shpreh:
“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taksat për te gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqërohet me heqje te vlerës se tatimit te shtuar.” /abcnews.al/