Ahmetaj e Veliaj premtime për investime në Bërzhitë

schedule14:28 - 8 Qershor, 2018

schedule 14:28 - 8 Qershor, 2018

Ministri i Financave dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës premtuan më shumë investime për fshatin. Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj ndalën turin e llogaridhënies në Bërzhitë.

Tashmë i ka ardhur radha fshatit iu tha kryetari i Bashkisë së Tiranës banorëve të Bërzhitës. Ai ishte në këtë zonë bashkë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

“Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira sepse për të bërë një shkollë në fshatin Mihajas me taksat e 400 banorëve, do të duheshin 82 vjet. Reforma i dha mundësi bashkisë të vjelë taksa në zona urbane dhe të investojë edhe në zonat rurale. Kësisoj, të bëjë në një kohë më të shkurtër, disa gjëra që nuk do ishin bërë për 80 vjet.  Morëm një ujësjellës, ku nuk bëheshin mbi 40% e pagesave. Uji harxhohej për ujitjen e misrit, ndërsa këtu lart nuk vinte ujë. Tani që i kemi çuar arkëtimet 98.5 % e faturimeve, Ministria e Financave na autorizoi të marrim kredi nga BERZH-i”.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shprehu angazhimin e qeverisë për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale, ndërsa u shpjegoi banorëve edhe skenarin grek në ekonomi që sipas tij mund të rrezikonte dhe Shqipërinë.

 “Mos harroni se kur morëm detyrën në 2013, Shqipëria ishte në prag të falimentimit. Kur kemi thënë në 2013 se Shqipëria rrezikohet nga një krizë si kriza greke, e kushdo që e ka dëgjuar nga ju ka thënë: Po këta, çfarë po thonë?! E dini çfarë do të thotë? Do të thotë se nëse do të ishim pre e asaj krize, e cila fatmirësisht falë përgjegjshmërisë tonë nuk u bëmë, por përkundrazi e lamë pas, do të thotë se dikush që merrte 500 të vjetra, nëse do të kalonte vendin në krizë do të merrte 200 të vjetra. Nëqoftëse do të kishte një pension 150 lekë, pensioni do t’i katandisej 50 lekë”.

Qeveria është votuar për të mbështetur klasën e mesme dhe qytetarët në nevojë deklaroi gjithashtu ministri i Financave.  /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!