Një video e publikuar në Instagramin e rrjetit të njohur të restoranteve luksoze “Nusret” ka shkaktaur mjaft reagime në Shqipëri, nisur edhe nga personazhet që ndodheshin aty.
Në videon e publikuar nga restoranti i “Nusret” në Dubai shihen ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku si edhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
Pas publikimit në Instragm, videoja u shpërnda shumë shpejt në rrjetet sociale, ndërkohë që në një reagim të mëvonshëm, u shpjegua se delegacioni shqiptar gjendej në Dubai i ftuar nga investitori “Emaar”, i cili edhe kishte mbuluar shpenzimet e darkës në fjalë.
“Emaar” do të investojë në portin e Durrësit si edhe në rindërtimin e disa shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i vitit të shkuar, gjë e cila u tha se ishte pjesë e agjendës së ministrave të ftuar në Dubai. /abcnews.al