Ahmetaj: Janë investuar 18 mld lekë, nesër qytetarët e Durrësit marrin grantin e rindërtimit

schedule13:21 - 9 Korrik, 2020

schedule 13:21 - 9 Korrik, 2020

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në fjalën  etij në parlament këtë të enjte ka bërë publike shifrat që janë investuar dhe do të investohen për të rindërtuar banesat, shkollat dhe objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj ndër të tjera ka deklaruar se e deri më tani janë  investuar 18 miliardë lekë, 17.5 nga buxheti i shtetit, 500 milionë dollarë nga donatorët e brendshëm.

Programi i Rindërtimit, as për shkak të COVID, as për shkak të klimës politike, nuk ka ngelur në mes të rrugës. Jemi në fazë të avancuar të ¾ të programeve të avancuara. Pavarësisht situatës së COVID-19, ne nuk hoqëm dorë nga rindërtimi. Në fillim të vitit kishim 10 mijë familje në çadra. Sa herë e përmendja këtë fjalë, kisha dhimbje se mendoja që një numër i madh familjes ishin në të ftohtë apo dhe në të nxehtë. Nuk e kemi shëruar këtë plagë. Por sot 13 mijë familje janë me qira, që qeveria u ka akorduar qiranë në 2 miliardë, dhe deri në fund të vitit shkon në 2.9 miliardë.

Janë investuar gati 18 miliardë lekë. Pra 17.5 nga buxheti, dhe 500 milionë dollarë nga donatorët privatë brenda vendit. Deri në fund të vitit, janë akorduar dhe 34 miliardë lekë, apo 340 milionë dollarë. Janë dhe 25 miliardë lekë vitin tjetër, nga donatorët privatë”, është shprehur Ahmetaj.

Gjithashtu ai ka theksuar se duhet të kemi parasysh se për të ndërtuar një shkollë duhen kohë dhe se ato nuk kanë shkop magjik dhe ta ndërtojnë për dy muaj.

“Nuk kemi shkop magjik që të ndërtojmë shkollë për dy muaj por kemi vullnet për ta bërë atë për gjashtë muaj, si nuk është bërë asnjëherë. Populli i Durrësit dërgon mesazhe sensitive te kryeministri dhe te ne ministrat, nesër qytetarët e Durrësit do të marrin nesër grantin e rindërtimit prej 24 milionë dollarësh”, ka thënë ministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!