Ahmetaj: 119 milionë dollarë janë investuar për shkollat, rekord në 30 vite

schedule16:26 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 16:26 - 29 Dhjetor, 2021

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga Bubqi ka deklaruar se në kuadër të procesit të rindërtimit janë investuar 119 milionë dollarë për shkollat, duke shënuar sipas tij një rekord në 30 vite.

“Janë 172 objekte arsimore, shkolla, kopshte… nga të cilat janë 119 milionë dollarë vetëm për shkollat, rekord, nuk është harxhuar kaq para për shkollat në 30 vite.  93 shkolla i bën buxheti i shtetit, 74 janë nga donatorët. Janë dhe 5 shkolla të tjera që do vendosen në janar për tu financuar nga buxheti i shtetit”.

Ahmetaj tha se nga procesi i rindërtimit kanë përfituar 49 mijë familje, si dhe janë investuar miliona dollarë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të 2019.

122 banesa, janë 45 apartamente dhe 77 shtëpi individuale t’i gëzoni, janë tuajat për të gjithë jetën tuaj t’i gëzoni e trashëgoni. Unë do bëj një përmbledhje të të gjithë procesit të rindërtimit. Këtu është një shëmbëlltyrë e solidaritetit kujdesit social por edhe e vëmendjes… Shembull se si ndërtohet më fortë e më bukur. Janë 49 mijë familje përfituese nga procesi i rindërtimit. Vetëm nga grantet e rikonstruksionit, nga dëmet më të lehta deri te mesataret, janë shuma 131 milionë dollarë që buxheti i shtetit i ka dhënë familjeve shqiptare në atë ditë të vështirë dhe në vazhdim do të rikonstruktojnë familjet e tyre. Janë 202 pallate që kushtojnë 108 milionë dollarë. 171 pallate janë në proces për riforcim. Keni parë edhe riparimin e ambienteve të përbashkëta, janë 1964 pallate jo apartamente. Të gjitha këto janë bërë nga buxheti i shtetit. 613 pallate pritet të përfundojnë në Kurbin Lezhë dhe Tiranë…”, tha ai. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!