Sergio Aguero do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City si lojtar i lirë. Interesimi për sulmuesin argjentinas është i madh. Agjentit të tij i kanë ardhur shumë oferta nga Premier League, Serie A, La Liga.
Edhe Benfica e kërkon në Portugali, por duket se 32-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në ishull. Daily Telegraph raporton se Chelsea dhe Tottenham po garojnë fort mes tyre për t’i mbushur mendjen.
Dy klubet londineze, që po luftojnë për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, po përgatisin ofertat zyrtare për goleadorin latin. /abcnews.al

