Sergio Aguero apo Memphis Depay? Një nga këta sulmues do të jetë pjesë e Barcelonës sezonin e ardhshëm, por vendimi nuk është marrë akoma.
Drejtuesit e klubit katalanas vijojnë negociatat me agjentin e sulmuesit argjentinas, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester City dhe del lojtar i lirë në fund të sezonit.
Problemi i vetëm i El Kun quhet Roland Koeman. Trajneri holandez preferon Depay, gjithashtu një lojtar i lirë në fund të sezonit.
Presidenti Laporta nuk është plotësisht i bindur për t’i dhuruar një kontratë sulmuesit holandez dhe do Agueron në majë të sulmit.
Të njëjtën dëshirë ka edhe Leo Messi, i cili shpreson të luajë me patriotin e tij. Ndërkohë, Koeman qëndron i palëkundur dhe uron që klubi t’i sjellë Depay. /abcnews.a

