Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Agresioni rus, Stoltenberg: Mbështetja për Ukrainën nuk është bamirësi, por investim në sigurinë e aleancës

schedule11:16 - 4 Prill, 2024

schedule 11:16 - 4 Prill, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur këtë mëngjes se mbështetja për Ukrainën nuk është bamirësi, por një investim në sigurinë e aleancës.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen sot me homologun e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba.

Duke folur së bashku me Kuleba, Stoltenberg tha se palët do të diskutojnë se si të forcojnë bashkëpunimin dhe “si mund t’ju çojmë drejt anëtarësimit në NATO”.

Ministrat gjithashtu do të diskutojnë edhe një herë se si të rritet dhe të mbahet mbështetja për Kievin, tha shefi i NATO-s, duke nënvizuar se ata do të bisedojnë se si të krijojnë një kuadër më të “parashikueshëm” për mbështetje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!