Agresioni rus/ Krisafi: Putin ka humbur 80% e Ukrainës! Goxhaj: BE-Rusi, të përgatitura për këtë luftë prej 2015

schedule21:34 - 24 Shkurt, 2025

schedule 21:34 - 24 Shkurt, 2025

Sot shënohen 3 vite prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Që nga pushtimi i vitit 2022, Ukraina ka humbur kontrollin e një pjese të tokës së saj  si pasojë e agresionit rus.

Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi, i ftuar në “360 gradë” theksoi se Vladimir Putin duhet të jetë pjesërisht i kënaqur në lidhje me agresionin ushtarak në tokën e Ukrainës.

Ai theksoi se Rusia sot ka marrë rreth 20% të territorit të Ukrainës, por ka humbur përgjithmonë pjesën tjetër të territorit të saj.

“Putin duhet jetë pjesërisht i kënaqur. Mendoj se luftën e ka nisur keq dhe me informacionet e gabuara. E filloi me shumë gabime ushtria ruse në muajt e parë. Sidomos vjeshta e 2022 kur ka qenë në kundërofensiva e ukrainasve në Kharkiv, ishte momenti më i vështirë i Putinit. Në fillim u duk NATO se kishte një unitet shumë të madh dhe kjo u shtua me dy shtet të tjera. Para duke marrë parasysh atë që ka kaluar Putin në dy vitet e fundit , mendoj se sot është pjesërisht i kënaqur. Ai ka marrë 20% të Ukrainës, por ama mendoj se ka humbur 80% tjetër. Në Kiev nuk do ketë më regjim pro-rus dhe ukrainasit nuk do jenë më pro-rusë. Ka fituar 20% dhe ka humbur 80%”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kapiteni Dritan Goxhaj, u shpreh se Bashkimi Evropian dhe Rusia janë përgatitur për luftën në Ukrainë që në vitin 2015.

“Të dyja palët, edhe BE edhe Rusia, janë përgatitur për këtë luftë  prej 2015″, tha ai.

Gazetari shqiptar Misha Pumo nga Moska tregoi atmosferën që e karakterizon kohët e fundit Rusinë, por edhe se si i presin deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump.

“Kremlini zyrtar tregon shenja optimizmi, gëzimi të rezervuar. Sot zv.minitri i jashtëm rus deklaroi që në programin e paqes të shprehur nga presidenti Trump ai akoma nuk ka kuptuar gjë. Megjithatë kuptohet që shfaqen shenja optimizmi dhe dëshira e Rusisë sipas deklaratave të bëra nga Kremlini është që të përfundojnë luftën. Nga lufta janë lodhur të gjithë, vriten me miliona njerëz, ekonomia vuan, populli vuan kjo është një arsye që bën të shpresoj që presidenti Trump të merret energjikisht me këtë problem për shumë arsye. Një nga arsyet kryesore nuk është bamirësia apo dëshira për të ndaluar luftën, por është dëshira kryesore për ta ndarë Rusinë nga Kina”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!