Agresioni rus, Biden miraton 250 milionë dollarë shtesë për Ukrainën

schedule12:33 - 6 Shtator, 2024

schedule 12:33 - 6 Shtator, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden do të miratojë një ndihmë shtesë prej 250 milionë dollarësh për sigurinë për Ukrainën, ka njoftuar të premten sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin.

Duke folur në bazën ajrore amerikane Ramstein, ai tha “Do të rritet në më shumë kapacitete për të përmbushur kërkesat në zhvillim të Ukrainës. Dhe ne do t’i dorëzojmë ato me shpejtësinë e luftës.”

Zyrtari amerikan vuri në dukje gjithashtu situatën në Kursk si një shembull se si Ukraina po punonte për të kapur iniciativën e fushëbetejës. “Ushtria e agresionit të Kremlinit tani është në mbrojtje në terrenin e saj,” shtoi ai.

Njoftimi vjen në një moment me rrezik të lartë për forcat ukrainase, të cilat po përparojnë në rajonin e Kurskut të Rusisë edhe pse forcat ruse po kërcënojnë qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk.

Forcat ruse, të cilat kontrollojnë 18% të Ukrainës, kanë përparuar gradualisht në lindje që nga përpjekja kundërsulmuese e Kievit në vitin 2023.

Kremlini ka thënë gjithashtu se kushtet për bisedimet e paqes me Ukrainën nuk ekzistojnë tani.

/abcnews.al