Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali. Italiani ka shkëlqyer këtë sezon në Seria A dhe ka rënë mënjëherë në radarin e klubeve të mëdha. Juventus dhe Inter janë dy ekipet që kanë shfaqur më shumë interes për shërbimet e Tonalit, por ende nuk ka patur asnjë ofertë konkrete. Ka qenë agjenti i tij, Beppe Bozo, i cili ka ngritur në piedestal aftësitë e klientit të tij si dhe zbulon se kush është më afër nga dy klubet e interesuara për të.
‘’Tonali është një person unik sepse ai ka lindur i tillë. Ai i ka të gjitha: është i talentuar, merr më shumë përgjegjësi për moshën që ka si dhe mendon shumë shpejt se çfarë duhet të bëjë me topin. Këto gjëra do t’a ndihmojnë atë që të bëhët një kampion i vërtetë. Ti nuk mund të bëhesh Modric nëse nuk je i zgjuar apo nëse nuk ke diçka më shumë se të tjerët për të ofruar,’’ deklaron agjenti për ‘’Foglio Sportivo’’.
‘’Inter apo Juventus? Zikaltrit janë të destinuar për të ngushtuar diferencën me bardhezinjtë dhe unë mendoj se ata tashmë e kanë bërë. Nga ana teknike nuk e shikoj më Interin shumë mbrapa klubit të Agnellit. Marotta dhe Ausilio kanë bërë një punë të shkëlqyer merkaton e kaluar si dhe në janar. Juventusi nuk mund t’i dobësojë më rivalët siç ka bërë në vitet e fundit,’’ mbyll Bozo. /abcnews.al