Kapiteni i Romës, Alessandro Florenzi, ka qenë shumë pranë kalimit tek Interi. Këtë prapaskenë e ka zbuluar pikërisht agjenti i mesfushorit, Alessandro Lucci, i cili thekson se klienti i tij ka hequr dorë nga një rrogë më e majme se kjo që fiton aktualisht te Roma vetëm e vetëm për t’i qëndrua besnik klubit të qytetit të tij.
‘’Alessandro është një nga djemtë më të mirë që kam njohur në jetën time. Ai mori një vendim disa vite më parë dhe aty unë e kuptova që ai e kishte Romën në gjak. Nëse është i duhuri apo jo, unë këtë nuk mund t’a them. Para dy sezonesh kontrata e tij po mbaronte, por ai zgjodhi t’a rinovjë atë edhe pse Interi i Spalettit po e priste krahëhapur,’’ deklaron Lucci për ‘’Il Foglio’’.
‘’Në moshën 27-vjeçare ai hoqi dorë nga milionat për Romën. Njerëz të tillë janë shumë të paktë në ditët e sotme. Atëherë Florenzi i kishte të gjitha mundësitë për të kaluar tek Interi, por ai zgjodhi një tjetër rrugë. Mund të them se ai do të bëhet një legjendë e këtij klubi,’’ mbyll agjenti i kapitenit të Romës. /abcnews.al