Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka kontaktuar sërish me klubin londinez të Chelsea përpara mbylljes së merkatos.
Agjenti i njohur e kishte sugjeruar edhe më parë, por trajneri Thomas Tuchel ishte shprehur se nuk i duhej në skuadër portugezi.
Sipas “The Indipendenet”, Mendes po tenton të mësojë nëse qëndrimi i Chelsea ka ndryshuar për Ronaldon.
Ai po tenton ta tranferojë sulmuesin portugez në një klub që garon në Champions League dhe ditët e fundit është lakuar Napoli më së shumti. / abcnews.al