Agjencitë ndërkombëtare të barnave kërkojnë ndalimin e ranitidinës

schedule15:28 - 26 Shtator, 2019

schedule 15:28 - 26 Shtator, 2019

Agjencitë ndërkombëtare të kontrollit të barnave  kanë njoftuar ndalimin e përdorimit të barit ranitidinë, që merret gjerësisht ne popullate edhe pa recete nga mjeket, për të ulur sasinë e aciditetit në stomak. Vendimi është marrë pasi në këtë bar është zbuluar një substancë që mund të shkaktojë kancer.

Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqime dhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë njoftuar ndalimin e përdorimit të barit ranitidinë, që përdoret gjerësisht ne popullate edhe pa recete nga mjeket për të ulur sasinë e aciditetit në stomak.

Vendimi është marrë pasi në barnat me lëndë aktive “Ranitidine” duke përfshirë këtu edhe barin “Zantac”, është zbuluar një lënde që klasifikohet si kancerogjene, nitrosamine (NDMA). Administrata amerikane e Barnave thotë se lënda kancerogjene “NDMA”, një substancë që mund të shkaktojë kancer është zbuluar bazuar në disa teste laboratorike ndaj duhet të hiqet nga tregu.

Pas këtij njoftimi të rëndësishëm, Agjencia Kombëtare e Barnave në Shqipëri ka vënë në dijeni profesionistët e shëndetit për këtë efekt anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë”  tabletë, duke përfshirë edhe ilaçin zantac.

Agjencia e Barnave thotë se aktualisht ka pasur vetëm këshillim dhe jo bllokim apo tërheqje të barit nga nga tregu. Për të shmangur efektet anësore, Agjencia e Barnave kërkon nga Urdhri i Farmacistit dhe i Mjekut, që pacientëve t’u jepen informacion për efektet anësore që mund të që mund të shfaqen nga përdorimi barit ranitidinë.

Pacientet këshillohen që nëse e marrin “Ranitidinë” si bar pa recetë, pra me vetëmjekim, të zgjedhin një bar tjetër që mund të përdoret për shqetësimin shëndetësor që ata kanë. Ndërsa pacientët që e marrin “Ranitidinën” me recetë, duhet të flasin me mjekun personal në mënyrë që ai t’iu përshkruajë një mjekim tjetër.

Reagime për barin ranitidinë ka pasur edhe në vendet fqinje. Agjencia Italiane e Barnave, pas tërheqjes së 195 barnave ranitidinë për papastërti të mundshme kancerogjene ka vendosur një ndalim paraprak për përdorimin e 519 ilaçeve që përmbajnë këtë përbërës aktiv. Ndërkohë edhe në Greqi është kërkuar tërheqja e të gjitha medikamenteve ZANTAC që përmbajnë ranitidinë./ABC News Albania 24/7