Jose Maria Enriquez Negreira ishte një arbitër i rëndësishëm për 13 sezone në Kategorinë e Parë Spanjolle në vitet 1977-1992. Pas daljes në pension ai mori drejtimin e Bordit të Gjyqtarëve Katalanas dhe më vonë ishte dora e djathtë e Victoriano Sanchez si nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve deri në maj 2018.
Ndërsa mbante këtë pozicion institucional, ai gjithashtu mori pagesa nga Barcelona për të paktën tre vjet (2016, 2017 dhe 2018) nëpërmjet kompanisë së tij DASNIL 95 SL e cila pa një tola prej 1.3 milionë euro të depozituara nga Barça për një periudhë tre sezonesh.
Programi radiofonik “Que t’hi jueges” i Cadena SER Catalunya dha lajmin se një gjykatë po heton krimet e dyshuara të korrupsionit midis palëve të implikuara.
Negreira ishte ortaku i vetëm i kompanisë, me biznesmenin që i faturonte Barcelonës një shumë prej 530 mijë eurove në vitin 2016. Në vitin 2017 totali ishte 541 mijë euro dhe në vitin 2018, 318 mijë euro. Koncepti ose shërbimet e ofruara për fatullë ishte “këshillë teknike”. Burimet e menaxhimit të klubit në atë kohë e pranojnë këtë marrëdhënie tregtare dhe phojnë se kjo punë është kryer dhe se raportet e marrëveshjes së kompanisë janë të arkivuara dhe mund të paraqiten në çdo kohë përpara një gjykate.
Për momentin, Albert Soler, ish drejtori i sporteve profesionale të klubit dhe Oscar Grau, ish-CEO i klubit kanë dëshmuar në këtë rast. Sipas raportit nga Agjencia Spanjolle e Taksave, nuk është paraqitur asnjë dokument që vërteton se ekzistonte një marrëdhënie tregtare, pavarësisht se pagesat ishin kryer.
Shuma u bë e dyshimtë pasi kompania në fjalë po përpiqej të zbriste nga taksat e tij shuma që nuk dukeshin të qarta. Kjo përshpejtoi një inspektim tatimor që zbuloi pagesat e Barcelonës për kompaninë e nënkryetarit të atëherëshëm të trupit të arbitrave./ h.ll/abcnews.al