Agjencia e motit e OKB-së: Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

schedule20:36 - 6 Shtator, 2023

schedule 20:36 - 6 Shtator, 2023

Agjencia Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) ka bërë të ditur se vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë.

Gushti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë nga shkencëtarët me pajisje moderne e dhe muaji i dytë më i nxehtë pas korrikut të vitit 2023.

Deri më tani, 2023 është viti i dytë më i nxehtë i regjistruar, pas vitit 2016, sipas Copernicus.

Klimatologu Andrew Weaver tha se numrat nga WMO dhe Copernicus nuk janë befasi, duke thënë se qeveritë nuk e kanë marrë shumë seriozisht çështjen e ngrohjes globale.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, nga ana e tij, paralajmëroi kundër “shkatërrimit të klimës”.

“Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh kundër pasojave të përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Klima jonë po shkatërrohet më shpejt se sa mund të përballonim, me ngjarje ekstreme të motit që po prekin të gjitha cepat e planetit.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!