Agim Kajmaku, ish-kreu i bashkisë së Vorës i cili prej nëntorit të 2019 qëndron në arrati, vijon betejën e tij ligjore në distanë me Gjykatën e Tiranës.
Të hënën Kajmaku do të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë, atë të arrestit në burg dhënë në mungesë, me atë të detyrimit për t’u paraqitur deri në përfundim të hetimeve.
Provat e reja janë administruar nga prokuroria e Tiranës, të cilat do të bëhën të ditura në gjykatë. Këto prova kanë të bëjnë më falsifikimet e firmave të punonjësve të Bashkisë së Vorës.
Agim Kajmaku, arriti ti shpëtojë prangosjes së policisë, pasi u informua në kohë se ndaj tij kishte një masë arresti dhënë nga Gjykata e Tiranës. Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, i ka shpëtuar të paktën 13 operacioneve policore, madje në disa raste, kanë nisur edhe verifikime për dekonspirim të aksioneve nga vetë uniformat blu, që dyshohet se kanë njoftuar Kajmakun.
Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçari nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit, se ishte në një proces gjyqësor në Greqi.
Prokuroria pohon se Kajmaku është nën hetim, edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës, duke qenë se ka shkarkuar dy nënkryetarët e Bashkisë.
Shkarkimi i 2 nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, erdhi pikërisht ditën kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i ndërpreu mandatin pas akuzave, se kishte fshehur në formularin e Dekriminalizimit, dënimin në Greqi për falsifikim parash./abcnews.al