Agim Kajmaku në arrati, çfarë ndodhi sot në gjykatë me avokatin

schedule18:26 - 28 Janar, 2020

schedule 18:26 - 28 Janar, 2020

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku do të hetohet në masë sigurie “arrest me burg, në mungese”. Avokati Isuf Shehu nuk u paraqit sot në seancën ku do të shqyrtohej kërkesa e bërë prej tij për lehtesim të masës së sigurisë.

Gjyqtari Kujtim Vranici vendosi që të rrëzojë kërkesën e avokatit. Burime nga gjykata bënë me dije se nuk mund të zbutet masa e sigurisë për aq kohë qe nuk është zbatuar. Kajmaku është prej 3 muajsh në kërkim nga policia dhe që betejën me drejtësine po e zhvillon permes avokatit të tij.

Referuar burimeve nga organi i akuzës nuk ka asnjë tentativë për të bërë të mundur dorëzimin e Kajmakut, pasi edhe mbyllja e hetimeve dhe komunikimi i akuzës i është berë mbrojtesit të zgjedhur nga ish-kryebashkiaku i Vorës.
Për çështje ditësh, dosja pritet të mbërrijë ne Gjykatën penale të Tiranës për seancë paraprake, ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim apo jo.

Kajmakut iu ndërpre mandati pas denoncimit nga opozita se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke fshehur ndjekjen penale në Greqi.

Përveç formularit te rreme, ai akuzohet edhe për:“falsifikim vulash” dhe “ushtrim funksionesh pas dhënies fund të detyrës”. Më 1 nëntor KQZ i hoqi mandatin, ndërsa ai u hakomor duke shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët. Çështja përfundoi në prokurori dhe Kajmaku u shpall në kërkim policor. Por gjate kesaj kohe kompania e ish-kryebashkiakut u shpërblye nga qeveria me një tender prej rreth 50 mijë eurosh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!