UEFA ka publikuar ndarjen e vazove në prag të shortit për ndeshjet e turit të pare të Champions Ligë.
Partizani ndodhet në vazon e dytë ku do të përballet me kundërshtarë të fortë.
Në prag të shortit për ndeshjet e turit të parë të ligës së kampioneve, UEFA ka bërë publike ndarjen e vazove për skuadrat pjesëmarrëse. Janë plot 32 skuadra që do të marrin pjesë në turin e parë eliminator të ndarë ne tre vazo.
Grupi i dhe grupi 2 ka në përbërje 10 skuadra ndërkohë që grupi 3 përbëhet nga 12 ekipe. Ekipet e renditura me koeficientet më të mirë pozicionohen në vendet e para në secilin grup, për rrjedhojë ekipet më pak favorite pozicionohen nga fundi.
Skuadra kampione e Shqipërisë, Partizani, ndodhet në vazon e grupit të dytë dhe renditet tek skuadrat jo favorite. Mundësitë janë që Partizani të përballet me një nga skuadrat e Selltiv, Sherif Tiraspol, Karabag, Slovan Bratislava dhe Dudelanzh.
Skuadrat e tjera krah partizanit jane Valeta, Sarajevo, Sutjeska, dhe Saburtalo.
Skuadra tjetër shqiptare e Shkëndijës së Tetovës ndodhet në gurpin e 1 dhe do të përballet me skuadra të kalueshme në letër./ABC News Albania 24/7