Fushata zgjedhore në Kosovë po zhvillohet në kushte specifike për shkak të pandemisë. Ish-zv-kryeministri dhe një nga eksponentët e lartë të Vetëvendosjes, Haki Abazi në një prononcim për emisionin “Ballkan” në ABC u shpreh se në 14 shkurt partia e drejtuar nga Albin Kurti do të fitojë. Por a mund të pengohet Albin Kurti për të drejtuar qeverinë nëse fiton zgjedhjet?
“Është e qartë që zoti Kurti do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës, tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Të gjitha këto që po bëhen janë për ta shtypur vullnetin e votuesve dhe për ta zvogëluar qoftë daljen, qoftë numrin e atyre që duan të votojnë për ndryshimin e madh” tha ai.
Por a ka një afrimitet me AAK-në dhe deri ku shkon? “Nuk jemi afruar me asnjë nga partitë të cilat kanë bërë, kanë kontribuar dhe janë pjesë e kapjes së shtetit….Këto qëndrime për të cilat ju po flisni është e njëjtë me atë që të vrajnë ditën e të qajnë natën.
Votuesi kosovar e ka të qartë që ka dy alternativa para vetes, alternativën e lëvizjes Vetëvendosje të listës së përbashkët ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje si dhe nismës së Vjosa Osmanit dhe parti të tjera që sic e thashë janë parti të dëshmuara në kapjen dhe denigrimin e ekonomisë, jetës shoqërore dhe drejtësisë në vend” tha ai./ db/Abcnews.al