Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut/ Aziri: Legjitimiteti i shqiptarëve nuk mund të kontestohet

schedule16:43 - 28 Maj, 2024

schedule 16:43 - 28 Maj, 2024

Deputeti i Koalicionit VLEN, Afrim Gashi është zgjedhur këtë të martë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Gashi është propozuar si kandidat për kryetar Kuvendi nga 75 deputetë të shumicës së re.

Lidhur me këtë ka folur për “Ballkan Update”, Elmi Aziri nga Fronti Evropian, i cili ka deklaruar se legjitimiteti i shqiptarëve nuk mund të kontestohet.

Ai ka thënë se duhet të respektohet vullneti i popullit sepse vihet në pikëpyetje nevoja e ekzistencës së subjekteve politike shqiptare dhe nevoja e pjesëmarrjes në garë në kuadër të kombit politik shqiptar.

“Sot ishte mbledhja e parlamentit të vendit dhe pika e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit të kuvendit. Ne si front europian i kemi bërë qendrimet tona të qartë që më herët, duke u bazuar mbi disa parime dhe mbi disa standarde që janë vendosur për funksionimin e demokracisë në Maqedonisë së Veriut, gjithnjë për ta ruajtur kohezionin e brendshëm, duke i dhënë peshë legjitimitetit që buron nga vota e kryetarëve. Pas zgjedhjeve, në Maqedoninë e Veriut u shfaq një tendencë që legjitimiteti i popullit të zevëndësohet dhe dëshirat e politikanëve të caktuar respektivisht dhe ligjimiteti që buron nga shqiptarët të zëvendësohet me vendimet arbitrare në funksion të përzgjedhjes së partnerit në koalicione. Në funksion të kësaj ishte dhe braktisja e seancës së kuvendin në momentin kur pritej të zgjidhej dhe kryetari i kuvendit, për shkak se në bindjen tonë të thellë, ne jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve, ligjitimitet që buron nga populli.

Afrim Gashi sot është zgjedhur dhe ne presim ta shohim si do të vazhdojë. Edhe pikërisht këtu qendron problemi. Autoriteti politik që buron nga legjitimiteti i qytetarëve, nuk mund të kontestohet nga askush. Fronti evropian dallon me mbi 30 mijë vota në zgjedhjet, dallon dhe nga numri i deputetëve pasi në fillim 8 maj ishin 6 deputetë diferenca, pastaj iu mor një deputet dhe u zvogëlua diferenca dhe ishte 4 deputetë. Duhet të respektohet vullneti i popullit sepse vihet në pikëpyetje nevoja e ekzistencës së subjekteve politike shqiptare, vihet në pikëpyetje nevoja e pjesëmarrjes në garë në kuadër të kombit politik shqiptar dhe fitorja eventuale në zgjedhje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!