Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Afganistan, atentat vetëvrasës në nje xhami shiite

schedule18:36 - 3 Gusht, 2018

schedule 18:36 - 3 Gusht, 2018

Dy terroristë të maskuar si besimtarë kanë bërë një masakër në një xhami shiite të Afganistanit, duke u marë jetën rreth 30 personave. Për momentin askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, por autoritetet dyshojnë për Shtetin Islamik.

Dy burra të veshur me velon islamike kanë vrarë 29 persona dhe plagosur mbi 80 të tjerë në një atentat vetëvrasës të kryer në një xhami shiite në Afganistan. Atentatorët, të armatosur me armë zjarri dhe eksploziv kanë hyrë në xhaminë e qytetit Gardez në momentin kur besimtarët po bënin lutjet e së premtes dhe kanë vepruar. Sipas burimeve, fillimisht ata kanë hapur zjarr ndaj të pranishëmve, para se njëri prej tyre të vritej nga forcat e sigurisë. Në këto kushte, atentatori i dytë ka hedhur veten në erë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar për BBC se pas shpërthimit, muret e xhamisë janë mbuluar nga gjaku, ndërsa ka shtuar se copa xhami janë përhapur gjithandej brenda objektit të kultit. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se mes viktimave ka edhe shumë fëmijë. Talebanët kanë mohuar përgjegjësinë e sulmit, e cila nuk është marrë nga asnjë grup tjetër militant. Në raste të mëparshme ka qenë Shteti Islamik që ka pranuar autorësinë e sulmeve ndaj xhamive shiite në mbarë Afganistanin. Fraksionet e grupit terrorist ndodhen nën presionin e sulmeve ajrore amerikane dhe të atyre tokësore të forcave afgane, që luftojnë gjithashtu kundër talebanëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!