Në Gjykatën e Posaçme këtë të enjte ka vijuar mbrojtja për dy të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Elbasanit.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se pas përfundimit të mbrojtjes, gjykata ka vendosur që vendimin ta shtyjë për datën 5 tetor.
Sipas informacioneve mësohet se në gjykatë këtë të enjte është zhvilluar seanca mbrojtëse për dy kompani të cilat përfaqësohen nga dy avokatë që kanë kryer punime për inceneratorin në inceneratorin e Firit dhe punimeve fiktive në këtë incinerator.
Ndërkohë më herët kanë përfunduar mbrojtjen ish ministry i Mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretari i kësaj ministria Alqi Bllako. Ndërkohë kujtojmë se prokuroria ka kërkuar dënimin në total me 52 vite burg për 9 të pandehurit. Për Kokën organi i akuzes kërkoi 10 vite burg, për Bllakon 4 vite ndërsa për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është kërkuar dënimi me të paktën 4 vite heqje lirie për shpërdorim detyre.
Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë tre akuza, ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë ndërsa për Bllakon rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës./abcnews.al