Afera e abuzimit me naftën, verifikohen sot masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit

schedule11:51 - 9 Tetor, 2020

schedule 11:51 - 9 Tetor, 2020

Ditën e sotme, gjashtë të arrestuarit për aferën e abuzimit me naftën përballen me gjykatën, në një seancë për verifikimin e masave të sigurisë. Disa ditë më parë, gjyqtari Kastriot Gamshi u caktoi masat e sigurisë në mungesë.

Gjykata duhet të verifikojë identitetin e personave për të cilët është ngritur akuzë nga prokuroria e Tiranës.

Ndërkohë, gazetarja Glidona Daci raporton se deri më tani nuk ka prova të reja nga ana e prokurorisë së Tiranës, edhe pse hetimet vijojnë.

Disa prej zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kondrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”.

Mendohet se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është mbi 1 milion dollarë, ndërsa hetimet kanë zgjatur 4 vjet e gjysmë.

Roli i të akuzuarve:

-Denis Durrsi, ka patur rolin e Drejtorit të Auditit.

-Qani Hoxhaj, Drejtor Hidrokarburesh

-Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë

-Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë.

-Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!