Afera CEZ-DIA/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj

schedule10:44 - 31 Maj, 2024

schedule 10:44 - 31 Maj, 2024

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë që e dënoi atë me 11 vite burg.

Në maj të  2018-tës, gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e  dënuar Ismailaj me 11 vite heqje lirie për atë që njihet si afera  CEZ-DIA.

Ismailaj u gjet fajtor  për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të CEZ.

Në atë kohë , ai u akuzua se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë, për një shërbim që  nuk e kishte kryer.

Kastriot Ismailaj u lirua nga burgu  shtatorin e kaluar , pas 9 vitesh nga momenti i arrestimit për shkak se mbaroi dënimin e dhënë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!