Afati skadon sot/ Ndoka zbulon si do të quhet koalicioni me Berishën: Financimi i fushatës, sipas ligjit

schedule11:47 - 15 Mars, 2023

schedule 11:47 - 15 Mars, 2023

TIRANË – Ndonëse nuk kanë ende një negociatë përfundimtare për koalicionin në zgjedhjet e 14 majit, Nard Ndoka thotë se ai më shumë gjasë do të mbajë emrin e koalicionit të 6 marsit, ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Koalicioni besoj do ketë emrin e 6 marsit, jemi edhe duke diskutuar, është një markë që u fut në treg.” tha Ndoka në studion e ABC News, ndërsa theksoi se në këtë koalicion gjithkush duhet të tolerojë pak nga vetja.

“Ka një lloj hapësire për partitë e vogla, nuk shoh pengesa në hartimin e listave në total, gjithkush duhet të tolerojë pak nga vetja. Nuk jemi në kushte normale, opozita është e përjashtuar nga zgjedhjet. Kryeministri ka frikë nga vota e lirë.” u shpreh Ndoka.

Pjesë nga intervista:

Si është menduar siguria për të ruajtur votën?

Në kemi propozuesit tanë në komisione, kjo të jep edhe një lloj sigurie. Aty nuk shkohet për boks, shkohet për të kontrolluar sistemin.

E favorizon koalicionin fakti që PD mund të mos jetë në zgjedhje?
Pa diskutim që e favorizon të paktën ky numër komisionerësh I jepen opozitës në mënyrë automatike. Është një lojë e rrezikshme që Rama po luan.

Një tjetër cështje është financimi për fushatën si është menduar ?

Edhe ky është një problem më vete. Është absurde kur e mendon. Berisha kurrë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të një partie. Edhe vendimi i Apelit ishte një zvarritje dhe kjo është ndërhyrje e Ramës.

Financimi i fushatës do kryhet në bazë të ligjit. Përmes taksave merret edhe buxheti. Por cdo parti edhe përmes anëtarësisë apo sponsorëve mund ta realizojë një fushatë, se kjo është një fushatë minimaliste. Do ketë mënyra nga më të ndryshmet për të kaluar këtë pengesë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!