Tejkalimi i afatit 90 ditor në zonën Shengen: Policia greke sqaron ç’duhet të bëjnë shqiptarët që të mos penalizohen

schedule14:51 - 9 Prill, 2020

schedule 14:51 - 9 Prill, 2020

Autoritet greke ka bëjnë me dije se në Greqi ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen më shumë se 5000 shtetas shqiptarë.

Ndërkohë policia greke ka sqaruar të gjithë qytetarët shqiptarë për procedurat që ata duhet të realizojnë në mënyrë që të mos penalizohen për tejkalimin e afatit ditor në Zonën Shengen.

Sipas Drejtorisë së Emigracionit dhe Kufijve të policisë greke, për shtetasit shqiptarë që mbyllja e kufijve i gjeti brenda zonës Shengen, është dhënë njoftimi se duhet të paraqiten në drejtoritë e emigracionit të drejtorive vendore të policisë, të shoqëruar prej personit, i cili do të marrë përsipër t’u sigurojë atyre banesë dhe shpenzimet e qëndrimit.

Këta qytetarë duhet që të ketë me vete dokumentet e rënditura si më poshtë:

1- Pasaportë të vlefshme

2- 2 fotokopje të pasaportës

3- Dy fotografi tip pasaporte

4- Kërkesën për shtyrje afati të qëndrimit në zonën Shengen (plotësohet pranë sportelit)

5- Deklaratë e personit që siguron strehim (plotësohet pranë sportelit)

6- Lejen e qëndrimit dhe pasaportën, ose kartën greke  të identitetit të personit që garanton shpenzimet.

7- Vleren monetare prej 50 euro për ditë qëndrimi të personit të interesuar (vlera e parave vetëm tregohet dhe nuk përbën garanci dhe nuk mbahet në asnjë rrethanë prej autoriteteve)

8- Dokument që vërteton vendin e banimit të garantuesit (fletën e zyrës së financës E3).

9- Sigurim shëndeti në udhetim (pranohet edhe në email)

10 -Një numer telefoni ose email për kontakt emergjence.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!