Një avion i ri për Angela Merkel, por i dorës së dytë. Që nga Shtatori, kancelarja gjermane do të ketë një Airbus A321 të përdorur, raporton DPA, agjencia gjermane e lajmeve.
Aeroplani, i cili iu nënshtrua një restaurimi të gjithanshëm nga Lufthansa, do të dorëzohet për forcat e armatosura gjermane brenda disa javësh. Zgjedhja për të synuar në një avion të dorës së dytë është diktuar nga motive elementare.
“Kushtonte më pak dhe për këtë rëndonte më pak për xhepat e taksapaguesve”, thotë kapiteni Dieter Brakonier, kreu i pajisjeve dhe IT i sektorëve të forcave të armatosura gjermane.
Aeroplani ishte pjesë e flotës Lufthansa që prej vitit 2000. Gjatë një viti e gjysmë të fundit, Lufthansa Technik, seksion i kompanisë së aviacionit për ristrukturim, është përqendruar ta shndërrojë atë në avion për kancelaren: Angie Force One, ashtu siç e quajti shtypi gjerman.
Në pamje të re, Airbus do të karakterizohet nga fjalët ‘Republika Federale e Gjermanisë’ dhe do të jetë në gjendje të transportojë 84 pasagjerë, 14 prej të cilëve në një zonë VIP.
Avioni i dorës së dytë ofron një zgjidhje të pjesshme për liderët gjermanë, të detyruar të menaxhojnë axhendën e pasur ndërkombëtare me një numër shumë të reduktuar të aeroplanëve në dispozicion: vetëm 8 të tillë.
Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, i vetëm ka akumuluar një shifër rekord, 118 mijë kilometra udhëtime në 100 ditët e para të mandatit. Në total i kanë rënë botës 3 herë përqark. Edhe Merkel nuk mbetet pas, e cila ka udhëtuar në Kinë, SHBA, Rusi dhe Kanada. Nuk dihet shifra e saktë e investimit të Gjermanisë tek avioni, por vlerësohet të jetë në rendin e qindra milionë eurove./abcnews.al