Kompania ajrore kombëtare e Rusisë, Aeroflot, ka anuluar pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga 8 marsi, për shkak të asaj që i quajti “rrethanat shtesë” që pengojnë operacionet e saj.
Linjat e brendshme dhe fluturimet drejt Bjellorusisë fqinje do të vazhdojnë të pandryshuara, tha linja ajrore.
BE, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë bllokuar të gjitha linjat ajrore ruse në hapësirën e tyre ajrore – duke kufizuar ndjeshëm numrin e destinacioneve të disponueshme dhe duke i bërë rrugët e tjera më të vështira. /abcnews.al