Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, modelja e njohur Adrola Dushi është komentuar shumë në media për jetën private. Shpeshherë, modelja ka ndarë foto në rrjete sociale me një mashkull simpatik, të quajtur Pavllo Zengo. Dyshja është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kaq mjaftoi që të përflitet se ata janë në një lidhje dashurie.
Por, Adrola deklaroi nëpër intervista të ndryshme se është beqare, duke lënë të kuptohej se nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi mes tyre. Mirëpo, ditën e sotme modelja feston ditëlindjen, e cila ka ndarë disa foto dhe video në Instastory me disa nga miqtë e saj, mes të cilëve dhe Pavllo. Ajo që ra në sy, dhe që shton dyshimet se dyshja nuk janë thjesht miq, janë fotot dhe videot që ka publikuar modeli.
Si fillim ai ka publikuar një video ku shfaqet krah Adrolës, teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen. Të dua“. Por, nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka publikuar edhe disa foto të tjera, në njërën prej tyre dyshja shfaqet të kapur dorë për dore, ndërsa në një tjetër shihen të përqafuar, të cilën e ka shoqëruar me një emoji çift. Edhe pse modelja nuk ka komentuar asgjë, fotot dhe videot flasin shumë. /abcnews.al