Adrola Dushi flet për momentet romantike në klip me Eugent Bushpepën

schedule14:15 - 13 Shkurt, 2020

schedule 14:15 - 13 Shkurt, 2020

Modelja, Adrola Dushi ka marrë pjesë në videoklipin e Eugent Bushpepës. Modelja ka rrëfyer në rrjetet sociale se është hera e parë që e shikojmë në një videoklip.

Si një fanse e muzikës dhe zërit të këngëtarit Bushpepa, Adrola ka treguar se nuk e refuzoi ofertën, për të qenë pjesë e këtij klipi.

Ndëerkaq, pjesëmarrja e saj në klip ka tërhequr edhe vëmendje pasi shfaqet në momente mjaft romantike në klip, duke qenë se ishte edhe protagonistja kryesore.

Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot JO.

Rrësheni rock’s!

Erdhëm të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithnjë fanse e muzikës dhe zërit tënd.

Reni, ti je bashkëpunëtori i vjetër,profesionist i vërtetë, tanimë shoku im,”- shkruan Adrola Dushi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!