Adrola Dushi dhe Kristina Bakiu ruajnë një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën prej vitesh. Dy modelet e njohura kalojnë shumë kohë bashkë, ndërsa nuk ngurojë të ndajnë momente edhe në rrjete sociale.
Së fundmi, vajzat kanë vendosur të bëjnë një tatuazh të njëjtë, duke gdhendur në lëkurë miqësinë e tyre të përjetshme. Ata kanë shkruar në krahun e tyre vitin e njohjes, 2012, atëherë kur nisi edhe shoqëria e fortë mes tyre.
“Gjithçka filloi këtu“, ka shkruar Adrola krahas fotos që ka publikuar në Instagram. /abcnews.al