Adriatik Llallës e familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

schedule08:30 - 15 Shkurt, 2018

schedule 08:30 - 15 Shkurt, 2018

Ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të amerikës. Vendimi i Departamentit të Shtetit u bë publik të mërkurën.

Në të theksohet se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të dyshimit te përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

Ndërkohë që një vit më parë, ish-kryeprokurorit dhe bashkëshortes së tij iu anullua viza diplomatike. Së bashku me ta, viza iu anullua edhe disa prokurorëve dhe gjyqtarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!