Adriana Matoshi përfundon operacionin, del rezultati për largimin e tumorit në tru

schedule12:54 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 12:54 - 1 Dhjetor, 2021

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, ka përfunduar me sukses operacionin që i ishte nënshtruar për largimin e tumorit në tru, në spitalin Amerikan. Lajmin e gëzuar e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

Pak ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Adriana tregoi se i ishte rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar nëntë vite më parë. Matoshi tha se para nëntë vitesh kur ka zbuluar tumorin ishte shtatzënë.

LEXO EDHE: Deputetja shqiptare tregon se i është rikthyer tumori, mesazhi prekës: Mos harroni ta doni jetën

Ndërkohë shumë qytetarë dolën në përkrahje të saj, mes tyre dhe personazhe të njohur. Për shembull, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është vënë në dispozicionin e saj, nëse ajo e konsideronte se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

LEXO EDHE: Iu rikthye tumori në tru, Behgjet Pacolli i shkruan Adriana Matoshit: Jam gati!

Nga ana tjetër, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.

LEXO EDHE: “Nëse është nevoja dal në rrugë për të mbledhur para,” Adriana Matoshi i përgjigjet Labit

Madje u zhvillua edhe një marshim në sheshet e Prishtinës.

l.k/abcnews.al