Adrian Shtuni: Europa duhet të ulë vartësinë për gaz dhe naftë nga Rusia

schedule22:25 - 8 Mars, 2022

schedule 22:25 - 8 Mars, 2022

Bllokimi i naftës dhe gazit rus nga SHBA, si ndëshkim i hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë ka shkaktuar reagime në mbarë botën, pasi pasojat janë ndjerë dhe në vendin tonë më çmimin e naftës që ka shkuar deri në 260 lekë për litër.

Në lidhje me këtë eksperti i politikës së jashtme të sigurisë, Adrian Shtuni, thotë në emisionin “Log” në ABC se është domosdoshmëri që Evropa të ulë vartësinë e saj për gaz dhe naftë nga Rusia.

“Rusia është vendi më i sanksionuar në botë. SHBA po mundohet ti çajë një vrimë që makina agresive e Putin të ndalojë. Evropa planifikon të ulë me 66% vartësinë që ka nga hidrokarburet ruse brenda vitet. Brenda 15 prillit Rusia do arrijë në pikën që nuk do paguajë borxhet e jashtme. Europa është shumë e varur nga hidrokarburet e Rusisë, 40% gaz dhe 27% naftë nga Rusia. Europa duhet të shmang vartësinë nga Rusia”, u shpreh Shtuni.

Polonia do i japë avionë luftarakë SHBA, që këto të fundit më pas t’ia dorëzojnë Ukrainës, është çështje teknike, thotë Shtuni.

Një ndër arsyet që Ukraina do marrë avionë luftarakë nga Polonia, sipas Adrian Shtunit është se ukrainasit i njohin mirë avionët e Polonisë, që do të thotë se dinë se si ti pilotojnë.

“Për sa kohë nuk vihet zonë ndalimi fluturimesh, duhet ti jepet mundësi Ukrainës që të mbrohet nga ajri. Për këtë është menduar që t’i jepen avionët e Polonisë, sepse ata dinë t’i pilotojnë. Ukrainasit kanë njohuri mbi avionët e Polonisë.

Në momentin që i jepen një vendi të tretë kalon në transaksion. Polonia Amerikës, Amerika Ukrainës. Në këtë moment SHBA ka dorëzuar 17 mijë goditës antitank dhe 3 mijë goditës stinger. Për tu furnizuar me armë, Ukraina furnizohet nga të gjitha vendet e NATO-s. Është teknikalitet nëse e marrin në dorëzim në Rumani apo në Gjermani”, tha eksperti i politikës së jashtme në emisionin Log në ABC.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!