Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Adoleshentja ukrainase fut në “kurth” ushtarët rus, flirton me ta në internet dhe u merr informacione të rëndësishme

schedule18:47 - 7 Tetor, 2022

schedule 18:47 - 7 Tetor, 2022

Një vajzë 18-vjeçare nga Ukraina përdori një aplikacion rus takimesh dhe flirtoi në internet me ushtarët rusë në vijën e frontit për të nxjerrë informacione.

Sipas dailymail.co.uk, gruaja me pseudonimin “Lisa” u frymëzua nga një veprim i ngjashëm i një përdoruesi të TikTok dhe donte të hakmerrej për pushtimin e vendit të saj dhe faktin që u detyrua të linte shtëpinë e saj në Kherson për shkak të luftës.

18-vjeçarja, shkruan media britanike, ka krijuar një profil të rremë në një aplikacion takimesh duke thënë se ishte një vajzë e re ruse që pëlqente ushtarët. Në një periudhë të shkurtër kohe ajo filloi të kishte kontakte me ushtarë të cilët i dërgonin mesazhe romantike, video dhe mesazhe zanore.



Ilgis Hafizov, 24 vjeç, nga Rusia perëndimore, i cili ishte në front për të mbledhur para për t’u martuar, më pas u nda me të fejuarën e tij dhe vendosi të blinte një makinë. “Po kursej për një BMW”, i shkruante me krenari.

“Lisa” ua dha informacionin e saj gazetarëve investigativë përmes faqes së internetit “Slidstvo.info”, të cilët përdorën të dhënat e internetit për të gjurmuar vendndodhjet e rusëve që nuk dyshonin.

“Të gjithë kriminelët kaluan kufirin e një vendi tjetër duke tundur armët”, argumenton Lisa. “Ata erdhën për të vjedhur, për të vrarë”, shton ajo.

Një anëtar i forcave speciale, i dëshpëruar për t’i bërë përshtypje, madje i dërgoi asaj video të avionëve rusë që ngriheshin nga një aeroport, duke i shpjeguar se ata do të “hedhnin raketat” dhe “të vrisnin khokholët (zhargon rus) ukrainas”.

19-vjeçari Nikolai Izmailov bëri foto duke pozuar në sfondin e helikopterëve të parkuar në Kherson të pushtuar përpara se të fillonin bombardimin e Odesës dhe Kharkiv. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!