Adoleshentët e bllokuar në Tajlandë u dërgojnë letër familjarëve

schedule12:01 - 7 Korrik, 2018

schedule 12:01 - 7 Korrik, 2018

Janë ende të bllokuar në shpellë 12 adoleshentët tajlandezë dhe trajneri i tyre. Ata kanë pasur mundësinë të shkruajnë disa rreshta për familjarët, duke u thënë se janë mirë me shëndet. Ndërsa trajneri i tyre u ka kërkuar falje prindërve duke premtuar se do të kujdeset për të gjithë ata.

Trajneri i futbollit i bllokuar në një shpellë me 12 adoleshentë tajlandezë i ka kërkuar falje prindërve të tyre, me anë të letrës së parë që ai dhe skuadra kanë dërguar nëpërmjet zhytësve që po përpiqen të krijojnë një kanal shpëtimi për të gjithë ata. Trajneri 25-vjeçar në letrën e tij premton se do të kujdeset për ata dhe se për momentin janë të gjithë mirë.

Edhe adoleshentët kanë shkruar disa rreshta për familjarët e tyre duke i siguruar se janë mirë me shëndet dhe se i ka marrë malli. Ekipet e shpëtimit kanë vendosur të presin dhe pak për evakuimin nënujor pasi adoleshentët nuk janë ende gati. Por vendimi mund të ndryshojë nëse do të ketë reshje të dendura. Në një rast të tillë ata do të evakuoheshin menjëherë dhe me çdo mënyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!