“Administrata që duam”, Rama: Jeni ekipi ynë kombëtar, fitoni të ardhmen e Shqipërisë

schedule17:19 - 9 Shkurt, 2024

schedule 17:19 - 9 Shkurt, 2024

Mbylljen e procesit screening mes Tiranës dhe Brukselit në një kohë rekord, qeveria ia dedikon administratës sonë publike.

Kryeministri Edi Rama i fton të gjithë nëpunësit të angazhohen më shumë dhe të besojnë se puna e tyre e përditshme ndikon në rrugën e integrimit.

“Nga sa edhe administrata publike do të angazhohet në këto vite, do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën shqipëria do të hyjë në BE”

Dy shembuj jua mori nga sporti, për t’ju treguar se vullneti është përcaktues.

“Nuk e ekzagjeroj aspak nëse iu kërkoj të gjithëve që ta shikoni veten si lojtarë të ekipit kombëtar. Kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të fokusohemi tek anëtarësimi njësoj si Luiza Gega u fokusua tek rekordi evropian.”

Shefi i qeverisë është i bindur se reforma dhe shërbimi ndaj qytetarëve është një punë që duhet bërë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, e jo për të kënaqur Brukselin.

“Ne do të jemi gati për BE-në, përpara se sa BE të jetë gati për ne”.

Të rinjve që mund të jenë në dilemë, për t’u punësuar në shtet apo për t’u larguar nga vendi, kryeministri ju drejtoi këtë mesazh.

“Jua keni borxh prindërve, gjyshërve, vendit dhe shtetit tuaj“./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!