ADF dhe Ministria e Kulturës prezantojnë planin e menaxhimit për Butrintin

schedule21:40 - 15 Tetor, 2019

schedule 21:40 - 15 Tetor, 2019

Ministria e Kulturës dhe shefi i bordit të fondit shqiptaro-amerikan për zhvillimin Michael Granof  prezantuan draftin e planmenaxhimit 10-vjeçar të parkut kombëtar të Butrintit. Ministrja e Kulturës përjashton dhënien me koncension të parkut si dhe prekjen nga ndërtimet në Butrint.

I nisur një vit më parë, tashmë  firma fituese “Prince and Pearce”, ka hartuar draftin 10-vjeçar për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, i cili kap shifrën e 250.000 $. Formula e planmenaxhimit afatgjatë është bazuar ne ligjin e ri të trashëgimisë kulturore, me krijimin e fondacioneve  të posaçme ku mbikëqyrës është Ministria e Kulturës.

Ministrja e kulturës  Elva Margariti sëbashku me shefin  e bordit të fondit  shqiptaro-amerikan për zhvillimin Michael Granof bën prezantimin e tij. Sfida kryesore për menaxhimin e Butrintit është arritja në karbon free, si dhe shtrirja e perimetrit  përtej parkut arkeologjik sipas Margaritit.

Ministrja deklaron se nuk do të ketë asnjë ndërtim në Butrint, përkundrazi edhe peizazhi natyror do të jetë pjesë mbrojtur po aq sa edhe parku arkeologjik.

Krahas prezantimit të draftit të plan menaxhimit të Butrintit e a hartuar me marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe ADF-së u lançua edhe biletaria online për 10 site arkeologjike.

Fondacion Kulturor nuk është biznes, por është formulë jofitimprurëse. Që do të thotë se të gjitha të ardhurat e Parkut Kombëtar të Butrintit të mbeten brenda parkut për ta ruajtur, për ta zhvilluar atë edhe sidomos për ta kontrolluar. /ABC News Albania