Ademi: Kërcënohen punonjësit e bashkisë

schedule17:45 - 15 Qershor, 2019

schedule 17:45 - 15 Qershor, 2019

Në një deklaratë për mediat kryetarja e bashkisë se Shkodrës Voltana Ademi u shpreh e vendosur për të zbatuar deri në fund dekretin e Presidentin Meta për zgjedhjet lokale. Ademi denoncoi një rast ku punonjës të bashkisë që po merrnin në ruajtje pallatin e sportit janë shantazhuar nga disa civilë të cilët u paraqiten si punonjës të Policisë së Shtetit.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka denoncuar një rast ku punonjësit e policisë bashkiake janë shantazhuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre për të marrë në ruajtje objektet në pronësi të këtij institucioni.

“Gjatë ushtrimit të detyrës, punonjësit e sipërpërmendur, ditën e sotme, janë shantazhuar nga disa persona civil, që janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit. 
Ata ndër të tjera i kanë kërkuar verbalisht, që në orën 15: 30 të paraqiten në zyrën e oficeres së policisë gjyqësore- OPGJ, Suela Gerxhaliu. Ky është një veprim i paligjshëm dhe që nxit konflikt.  Ky është një veprim që i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat të Edi Ramës dhe punën shtetërore si punë partie. Nëse organi i prokurorisë ka ndonjë kërkese ligjore lidhur me veprimtarinë e Bashkisë Shkodër, i kërkoj zyrtarisht të na informoje sipas procedurave të përcaktuara qartë”, tha Ademi.

Bashkia Shkodre është e vendosur të zbatoje ligjin dhe i kërkon policisë dhe prokurorisë, të ndale menjëherë provokimet, nxitja e konfliktit nga vartësit e Edi Ramës nuk i shërben stabilitetit të vendit.

“Cenimi dhe shanatzhimi i Bashkie së Shkodrës, është provokim i rëndë që i bëhet vetë qytetarëve të lirë e të ndershëm të Shkodrës, që e duan dhe janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë”. 

Në deklaratën për mediat kryebashkiakja Ademi a është shprehur se do të zbatoje deri në fund dekretin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e datës 30 Qershor, për zgjedhjet lokale./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!