Adelina Tahiri kthehet pas në kohë, publikon foton e rrallë të fëmijërisë

schedule13:02 - 13 Korrik, 2020

schedule 13:02 - 13 Korrik, 2020

Adelina Tahiri prej kohësh nuk ka qenë aktive në tregun muzikor. Që prej ardhjes në jetë të djalit të saj, këngëtarja i është përkushtuar tërësisht atij. Por, edhe pse kohët e fundit nuk e kemi parë këngëtaren me prurje të reja muzikore, ajo qëndron pranë fansave me postimet e shpeshta që publikon herë pas here në Instagram.

Fotot provokative që ajo ndan kanë marrë gjithmonë vëmendjen e fansave, por së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto të shumë viteve më parë, ku ka qenë shumë e vogël.

Ka qenë vëllai i saj Edmondi, i cili ka publikuar foton që më pas Adelina e ka shpërndarë dhe në profilin e saj, ku shfaqet thuajse me të njëjtat tipare dhe flokët bjond. /abcnews.al/