Nga Leontina Nika
Shkrimtarja e dashur për fëmijë, Adelina Mamaqi, ndryshe nga shumë autorë të cilët kanë drojë dhe mungesë dëshire t’i kujtohen vargjet dhe poezitë për Enverin me një ciltërsi të admirueshme, 80 vjeçarja pranon hapur se ka shkruar vjershë për të, por ka refuzuar të ishte pjesë e partisë komuniste edhe pse u thirr 3 herë nga Komiteti Qendrore i Partisë.
“Mua më mori sekretari i Rinisë dhe më tha se duhet të shkruaja një poezi për shokun Enver dhe ta botoja në revistë më vinte apo jo mirë. E vetmja gjë që kam bërë është se më mori lidhja e shkrimtarëve që të bëhesha anëtare partie por nuk e pranova”, është shprehur ajo.
Shkrimi për të është jetë, sapo ka nxjerr nga shtypi librin ” Eni me syckat si liqeni “, promovimin e tij e bënë në Qendrën Kombëtare të librit.
Mamaqi ka gati 14 libra te tjerë. sugjerimi që i jep prindërve për afrimin e fëmijëve me librin është ky
Drejtorja e Qendrës Alda Bardhyli, e cilëson këtë takim si një formë dialogu, mes brezash.
Nga ana tjetër ajo ka qenë guximtare , pasi njihet si e para poete qe ne vitin 1963 i dedikoj një libër dashurisë.
Këshilla e Adelina Mamaqit për tekstshkruesit të këngëve është që të kthehen te poezia e vërtetë.
Mamaqi është shkrimtarja e më shumë se 60 veprave letrare për fëmijë. Mamaqi shënon një rekord historik. Me “Ëndrra vashërie” është libri i parë me poezi dashurie ne vitin 1963 , i cili u mirëprit për çudi asokohe.