Këngëtarja e njohur, Adele është detyruar të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 140 milionë dollarësh në divorcin nga bashkëshorti Simon Konecki.
32-vjeçarja ka arritur më në fund, këtë muaj marrëveshje për divorc nga Simon, pas dy vjetësh ndarje prej tij.
Burime të The Sun kanë bërë të ditur se për Adelen dhe Simonin çështja e parë e rëndësishme nga ndarja prej një martese prej tri vjetësh, ishte zgjidhja e kujdestarisë së djalit të tyre Angelo e pastaj edhe ndarja e pasurisë.
Ndërkohë, ndarja zyrtare mes tyre është arritur pasi ata janë marrë vesh për ndarjen e pasurisë, dy vjet pasi kanë bërë të ditur se lidhja e tyre është prishur./abcnews.al