Adebayor “var këpucët” në moshën 39-vjeçare: Ishte një udhëtim fantastik

schedule10:37 - 21 Mars, 2023

schedule 10:37 - 21 Mars, 2023

Emmanuel Adebayor ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Këtë e bën të ditur vet sulmuesi togolez përmes një postimi në Instagram. Adebayor ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, sidomos në periudhën kur luante për Arsenal

“Karriera ime si futbollist ka qenë një rrugëtim i madh. Faleminderit të gjithë tifozëve që kanë qenë gjatë gjithë rrugës. Unë jam mirënjohës për gjithçka dhe i emocionuar për atë që do vijë”, shkruan ai.

I lindur në vitin 1984, Adebayor është lojtari më i madh togolez ndonjëherë. Emri i tij lidhet më së shumti me Arsenalin, ku ai kaloi sezonet e tij më të mira. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe për Metz, Monaco, Manchester City, Tottenham, Real Madrid, Crystal Palace, Basaksehir, Kayserispor dhe Olimpia Asuncion.

Në vitin 2008 ai fitoi Topin e Artë të Afrikës dhe udhëhoqi kombëtaren e Togos drejt një pjesëmarrjeje historike në Kupën e Botës 2006./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Real Adebayor (@e_adebayor)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!