Acerbi në merkato, dy ekipe në garë për shërbimet e mbrojtësit

schedule16:11 - 18 Mars, 2020

schedule 16:11 - 18 Mars, 2020

Mbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi, po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij. Paraqitjet e tij të mira e kanë vendosur në qendër të merkatos italianin, ku Inter dhe Chelsea po ndjekin situatën e tij.

Kontrata e tij me kryeqytetasit italianë përfundon në qershor të vitit 2023. Acerbi ka qenë një nga lojtarët kyç të trajnerit Inzagi këtë sezon, ku ka luajtur në 33 takime në të gjitha kompeticionet.

Interi duket se ka një avantazh më shumë se sa Chelsea, pasi agjenti i mbrojtësit është dhe agjenti i lojtarëve si Lukaku, Candreva apo dhe Asamoah. Gjithsesi një aventurë në Premier mund ta tundojë Acerbin dhe në merkaton e verës priten zhvillime konkrete për të. /abcnews.al