Nën tingujt e violinës, e vargjeve poetike të librit “Nuk më mundin acarët”, promovon librin e saj të parë më poezi gazetarja investigative e emisionit “Piranja” Aida Topalli. Erestina Gjergji studiuese dhe pedagoge e saj, shpreh vlerësime për të.
Vetë autorja pranon se ka marrë shtysë për të lëvruar edhe gjini të tjera letrare. Poezitë e vëllimit të parë të Aida Topallit janë shkruar deri në fazën e gjimnazit. Këto poezi kanë parë dritën e botimit falë iniciativës së profesor Agim Deskut. /abcnews.al/


