Abuzoi seksualisht me të miturën, zbardhet dëshmia në gjyq e 72-vjeçarit

schedule13:05 - 24 Prill, 2020

schedule 13:05 - 24 Prill, 2020

Gjyqtarja Suela Xhani ka vendosur të lërë në burg 72 vjeçarin Bajram Tusha për abuzim seksual me të mitur.

Prokurorët e çështjes Alba Dhima dhe Elidon Hyseni kanë ngritur akuzën ndaj 72 vjeçarit mbi bazën e dëshmisë së vajzës ndërkohë që Tusha nuk ka pranuar asgjë në sallën e gjyqit.

72 vjeçari Bajram Tusha, ka mohuar të gjitha akuzat për abuzim seksual dhe është shprehur se ka faj vetëm se i ka rritur dhe i ka mbajtur.

Ndërkohë avokati mbrojtës i 72 vjeçarit, Gjergj Imeri, ka paraqitur kërkesën për procedim penal ndaj një personi tjetër  G.R (i dashuri gocës) për shtytjen e të miturës për të bërë kallëzim të rremë, për shkak se familja e të miturës kishte kontestuar lidhjen e tij me vajzën e tyre.

Ai e kishte mbajtur vajzën dy javë në shtëpinë e tij duke e marrë nga familja.

Vajza 17 vjeçare, e cila denoncoi në polici 72 vjeçarin Barjam Tusha se kishte abuzuar seksualisht me të që kur ka qenë 9 vjeçe ka kërkuar urdhër mbrojtje, duke i kërkuar gjykatës që prindërit e saj të mos e kontaktojnë e t’i afrohen.

Gjykatën e Sarandës vendosi t’i miratojë kërkesën të miturës.

72 vjeçari u arrestua dy ditë më parë me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur./abcnews.al