Abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren shqiptare dhe e detyroi që të prostituonte, kapet i riu shqiptar në Itali

schedule10:32 - 23 Prill, 2023

schedule 10:32 - 23 Prill, 2023

Një 30 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për veprën penale të “trafikimit të qenieve njerëzore” dhe “shfrytëzimit seksual të të miturve dhe pornografisë së fëmijëve”.

Mediat italiane shkruajnë se urdhër arresti për shqiptarin ishte lëshuar nga policia greke, pasi nga hetimet u zbulua se i ri kishte shfrytëzuar për prostitucion një të mitur shqiptare.

Sipas mediave mësohet se i dyshuari është nën hetim, së bashku me bashkatdhetarë të tjerë, pasi kishin bindur 15 vjeçaren që të ribashkohej me të dashurin e saj në Athinë, duke krijuar kështu kushte që të ajo të futej ilegalisht në Greqi.

Mediat italiane raportojnë se e mitura sapo kishte mbërritur në Greqi në dhjetor të vitit 2014, dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe është detyruar të kryejë prostitucion për më shumë se një muaj nga të dyshuarit.

Pas disa ditësh kërkimesh dhe monitorimi të të njohurve dhe kontakteve të tij, hetuesit arritën ta kapnin shqiptarin në Kremones, ku u ndalua dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për procedurën e identifikimit.

Pas identifikimit, shqiptari është vënë në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Breshias, e cila do të vlerësojë ekstradimin e tij të mundshëm drejt Greqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!